Prokuroria Publike (PP) është duke vepruar për marrjen e djeshme të kufomës nga Reparti Infektiv i Spitalit të Strumicës. Pas denoncimit MPB menjëherë i dha udhëzimet të kryejnë kontrolle dhe për momentin policia është duke vepruar për urdhrat e dhënë, është duke u hetuar personeli mjekësor dhe është duke u punuar për përcaktimin e identitetit të personave që e kanë marrë kufomën, informoi zëdhënësja e PP, Elizabeta Nedanovska.
“Sipas njohurive fillestare, prej asaj që është përcaktuar për momentin nga Prokuroria është se nuk ka pasur dhunë nga personat të cilët e kanë marrë trupin ndaj personelit mjekësor, as, shkelje apo shkatërrim të inventarit apo pajisjes mjekësore”, tha Nedanovska.
Deri më tani është përcaktuar identiteti i tre personave dhe pasi të përcaktohet identiteti i të gjithëve dhe pasi të grumbullohen dokumentet e nevojshme në Prokurori do të shtrohet kallëzim penal.
“Në këtë rast me siguri bëhet fjalë për padi penale për mosveprim sipas rregullave shëndetësore, pasi me marrjen e trupit të vdekur është vepruar në kundërshtim me rregullat”, shtoi Nedanovska.
Nga SPB Strumicë për ngjarjen e djeshme sot informoi se një mjek i Repartit Infektiv në Spitalin Infektiv ka denoncar se rreth orës 09:30 tek ta është sjellë pacienti XH.R. (49) i cili shkurt pasi ishte sjellë ka ndërruar jetë.
“Sipas denoncimit, pasi janë njoftuar të afërmit e personit të vdekur dhe nga personeli u është përmendur se është e mundur të ketë qenë i infektuar me Kovid-19, ata kanë filluar të shfaqin sjellje agresive dhe e kanë ofenduar personelin, me ç’rast kanë hyrë në objektin e Spitalit Infektiv dhe me gjithë shtrat e kufomën kanë nxjerrë jashtë objektit ndërsa më e pas e kanë vendosur në automjet dhe janë larguar”, qëndron në njoftimin e Policisë së Strumicës.
Shtohet se SPB Strumicë, në koordinim me prokurorin publik është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.
Ndryshe, pas incidenteve të djeshme në Strumicë, për nesër është paralajmëruar takim i Këshillit lokal për parandalim të Strumicës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...