Sot pesë viktima dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

15:23 | 22 Shtator 2020
A. B.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1618 testime për coronavirus, ndërsa 88 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-45, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-7, Tetovë-6, Strugë-3, Manastir-2, Ohër-3, Gostivar-1, Strumicë-7, Kriva Pallankë-2, Koçan-3, Makedonski Brod-1, Vinicë-1 dhe Kërçovë-2.

Në këtë periudhë janë regjistruar edhe pesë viktima: Tetovë (53-vjeç), Gostivar (60), Prilep (57), Strugë (60) dhe Manastir (60).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 135 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 16.867, prej të cilëve 14.084 janë shëruar, ndërsa 705 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.078./Telegrafi/

Të ngjashme