Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard ka konfirmuar transferimin e portierit Edouard Mendy nga Rennes.
Tekniku anglez e kishte bërë prioritet transferimin e Mendy-t, që do ta rivalizonte portierin Kepa Arrizabalaga në garë për pozitën startuese, transmeton portali arbresh.info.
Lampard ka konfirmuar që Mendy është duke kryer testet mjekësore, pastaj do zyrtarizohet si lojtari i tyre.
“Po, Mendy është duke kryer testet mjekësore derisa flasim”.
“Gjërat do bëhen në rregull, pastaj do bëhet lojtari i ynë”, deklaroi ai.
Chelsea për shërbimet e Mendy-t do paguajë 35 milionë euro, derisa lojtari do nënshkruajë kontratë afatgjatë./arbresh.info.
https://twitter.com/SquawkaNews/status/1308387659224625152
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person