Një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor dhe rikthimit të nxënësve në shkolla, të paktën 65 mësues janë infektuar me Covid-19.
Numri i mësuesve pritet të jetë më i lartë, pasi në shumë shkolla ende nuk kanë dalë rezultatet e mësuesve të testuar pas zbulimeve të rasteve të para.
Sipas informacioneve të deritanishme, janë infektuar:
5 mësues në Bulqizë,
8 mësues në Berat,
4 mësues në Poliçan,
12 mësues të infektuar në Ersekë,
9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar në Sarandë,
3 mësues dhe edukatorë të infektuar në Delvinë,
2 mësuese në Vlorë,
Të paktën 10 mësues të infektuar në shkollën ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë,
Të paktën 5 mësuar të infektuar në shkollën ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë,
Të paktën 3 mësues të infektuar në shkollën ‘Ismail Qemali’ në Tiranë,
1 mësuese në Gjirokastër,
1 mësues në shkollën 17 shkurti në Tiranë,
2 mësues në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë në Tiranë .
Ndërkohë Ministria e Arsimit nuk ka bërë asnjë deklaratë për situatën e infektimeve në shkolla.
Përpara fillimit të vitit shkollor, ministria publikoi udhëzimet për zhvillimin e mësimit në shkolla, por siç Exit Neës ka sqaruar më parë, udhëzimi kishte mangësi dhe nuk garantonte respektimin e masave bazike kufizuese për përhapjen e Covid-19 si ruajtja e distancës sociale dhe e higjienës personale.
Edhe opozita kritikoi planin e qeverisë për nisjen e mësimit dhe kërkoi testimin paraprak dhe të shpeshtë të të gjithë mësuesve, si mënyrë për të mos vënë në rrezik mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre.
Ministria e Arsimit nuk bëri asnjë koment apo reagim ndaj kritikave dhe sugjerimeve.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet