Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorët e tregut kanë bërë inspektime në disa qendra tregtare për të parë se sa po zbatohet vendimi i kësaj ministrie, i cili ndalon përkohësisht importimin e vajit të palmës dhe produkteve me përmbajtje të këtij vaji.
Pas inspektimit në super-market “Viva fresh story” në Veternik dhe në “MAXI 24”, në rrugën B në Prishtinë, ministri Krasniqi është shprehur i kënaqur me zbatimin e këtij vendimi.
“Sot ishim për vizitë te disa pika tregtare në Prishtinë për të parë nga afër sesa po zbatohet vendimi i nxjerr nga ana ime, më 11 shtator e që ka hyrë në fuqi nga data 15 shtator. Ku si arsyeshmëri e kësaj është përdorimi i yndyrës apo vajit të palmës. Ne, sot, nga afër pamë ndarjen e produkteve bimore dhe shtazore se sa po e zbatojnë këtë vendim marketet tona. Dhe nga ajo që pamë deri më tani jemi të kënaqur dhe vendimi ka filluar të zbatohet në përpikëri”, ka deklaruar ministri Krasniqi.
Ministri ka njoftuar se me vendim është ndaluar importi i të gjitha produkteve që kanë përmbajtje të vajit të palmës.
“Sigurisht ky vendim është i përkohshëm. Ne me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kemi bërë të gjitha përgatitjet, kemi marrë mostra te disa prej produkteve që kanë përmbajtje të vajit të palmës dhe janë shitur si produkte të qumështit. Me këto veprime dhe vendime duam ta sigurojmë konsumatorin se çfarë produkte po konsumon.”, është shprehur ministri Krasniqi.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, më 11.09.2020, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).
Me këtë vendim po ashtu obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës t’i obligojnë operatorët ekonomikë, që të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore prej atyre me origjinë shtazore./arbresh.info/
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...