Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi. Ai ka thënë se ky projekt nuk ka probleme financiare dhe është i standardeve të BE-së, raporton Ekonomia Online.
“Ky projekt, për fat të mirë, konstruktën financiare e ka të siguruar dhe normalisht ne nuk mund ta dimë menjëherë kualitetin, sepse për këtë punë është njësia mbikëqyrëse. Për shkak të pandemisë kemi një dinamikë, jo të planifikuar, por po shpresoj që me dinamikën e punëkryesit nuk do të kemi probleme. Në aspektin financiar s’ka probleme”.
Ai tregoi se projekti hekurudhor nga Fushë-Kosova në drejtim të Maqedonisë parasheh një numër objektesh që janë të rëndësisë së veçantë.
“Ajo çka është me rëndësi po krijohet një hekurudhë me standarde të BE-së”, tha Kuçi.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Pacolli: Shpr...
Disa ditë më parë debutoi me Arsenalin, mbrojtësi shqiptar p...
Përplasjet në parlamentin e Shqipërisë, ambasadori i BE: Për...
Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti ka bërë aq shumë para sa e ...
Gërvalla sot në Berlin, merr pjesë në Takimin e Ministrave t...
Izraeli vë në shënjestër vendet e prodhimit të armëve të gru...