Tomë Gashi arrin në zyrat e OVL të UÇK-së, kërkohet dëshmi për autenticitetin e dokumentacionit

13:30 | 22 Shtator 2020
arbresh.info

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, ka arritur në zyrat e kësaj organizate.

Pak minuta më parë kanë arritur edhe zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në një konferencë për medie, zyrtarë të OVL të UÇK-së, i kanë thënë medieve se nuk do të dorëzojnë materialin e sotëm të marrë nga një person i panjohur, pa u dëshmuar autenticiteti i dokumentacionit.

Paraditen e sotme i kanë shkuar edhe 400 dosje OVL të UÇK-së,  në mesin e tyre besohet të jetë edhe propozim-akuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve.

“Personi na ka thënë se tash e mas do të na sjellë në CD materialin”, është shprehur Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së.

Zyrtarë të Speciales deri  më tani kanë marrë edhe rreth 15 mijë dosje tjera që ju kanë rrjedhur në lidhje me hetimet e deritanishme./arbresh.info/

 

EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë

EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme