Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në ora 17:49 në SPB Manastir është denoncuar se në pishinë në fabrikën ‘Orde Çopel;a’ në Prilep është gjetur i vdekur 56-vjeçari G.M, i cili ka qenë rojtari i objektit.
Nga Njësia Kundër Zjarrit trupi i pajetë është hequr, ndërsa nga mjeku i ndihmës së shpejtë është kontrolluar dhe është konstatuar vdekja pa shenja dhune.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik me stacionin policor të qytetit të Prilepit dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për autopsi./Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin