Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledhur të hënën në Bruksel, dështuar të pajtohen njëzëri për sanksionet kundër Bjellorusisë, pavarësisht kërkesës së lideres së opozitës në këtë shtet.
Qiproja u ankua ndaj listës së sanksioneve kundër Bjellorusisë, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të marrë masa edhe ndaj Turqisë për eksplorimin e gazit në pjesën lindore të Mesdheut, ndonëse kjo është çështje krejt tjetër që nuk ndërlidhet me Bjellorusinë.
Bllokada e krijuar nga një nga shtetet më të vogla të bllokut e vuri në pah faktin se si diplomacia e BE-së shpesh paralizohet nga një sistem që ia mundëson një vendi fuqinë e vetos ndaj të gjitha shteteve tjera. Çështja tash do të trajtohet në samitin e liderëve të BE-së që mbahet më 24 dhe 25 shtator.
“Ndonëse ka vullnet të qartë për miratimin e këtyre sanksioneve, kjo nuk ka qenë e mundur sot për shkak se unanimiteti i kërkuar nuk u arrit”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ministri i Jashtëm i Qipros, Nikos Christodoulides, këmbënguli që BE-ja të shfaqë përputhje me shkeljet e sovranitetit dhe të drejtave të njeriut, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.
Durimi ndaj Qipros po harxhohet në shumicën e kryeqyteteve evropiane. Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë në një rrjet social shkroi: “Është për keqardhje që sot ne nuk arritëm të vendosim për sanksione ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut atje për shkak të një “pengmarrjeje” nga një vend anëtar. Kjo dërgon sinjal të gabuar te bjellorusët, shoqëritë tona dhe tërë bota”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...