Manchester United-i do provojë përsëri transferimin e qendërmbrojtësit Dayot Upamecano.
Sipas Telegraph, pas humbjes ndaj Crystal Palace, “Djajtë e Kuq” janë në dijeni që duhet ta përforcojnë mbrojtjen, andaj duan transferimin e francezit, transmeton portali arbresh.info.
Për të realizuar këtë lëvizje, gjiganti anglez duhet të bëjë disa shitje për t’i rritur fundet.
United-i ka disa qendërmbrojtës në skuadër, duke përfshirë Chris Smalling, që kërkohet nga Inter-i në formë huazimi me mundësi blerje.
Kapiteni Harry Maguire është partner në ‘zemrën’ e mbrojtës me Victor Lindelof, por pas tri gabimeve që rezultuan që Palace të shënojë gol, United-i ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e menjëhershëm.
Klubi gjerman për Upamecano-n kërkon rreth 50 milionë euro, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?