Sot në Gjykatën Penale të Shkupit është paraparë të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik”.
Diskutimi kryesor në periudhën e kaluar është bërë duke dëgjuar dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria. Shumica prej tyre, thanë se asnjëherë nuk kanë donuar mjete për partinë politike OBRM-PDUKM.
Për informacionet se ata kanë plotësuar fletpagesa në emër të partisë, dëshmitarët thanë se për këtë janë njoftuar kur janë thirru nga ish-Prokuroria Speciale.
Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.
Në mesin e të akuzuarve në këtë rast janë Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Ilija Dimovski dhe disa ish-funksionarë tjerë.
Sipas aktakuzës së ish-PSP-së, të akuzuarit dyshohen për vepra penale: shkelje të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj