Këngëtarja kosovare Fjolla Morina e arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë dhe disa fishekë, pritet që nesër të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.
Prokuroria bazuar edhe në provat e mbledhura do t’i kërkojë gjykatës që këngëtarja kosovare të lihet në burg. Mbrojtja e këngëtares Morina pritet që organit gjykues t’i kërkojnë një masë më të lehtë me pretekstin se klientja është shtatzënë.
Para oficeres gjyqësore këngëtarja e ka pranuar se armët janë të saj, ndërsa ka thënë se i kishte harruar në çantë. Po ashtu Fjolla Morina para hetuesve tha se armën ia kishte dhënë një mik i saj që nuk jeton më.
Bashkë me këngëtaren në pranga ranë edhe 2 persona të tjerë të cilët ndodheshin në të njëjtën makinë, por ata e kanë mohuar se ishin në dijeni që në makinën të cilët po udhëtonin kishte armë./klan/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...