Google ADS

Sekreti i të mësuarit: Si t’ia bëni për të rritur aftësinë e memories?

21:24 | 21 Shtator 2020
Arbresh.info

John Sweller, një nga studiuesit më të rëndësishëm të shkencës së të mësuarit ka sugjeruar se arsimtarët duhet të paraqesin informacion pa detaje të panevojshme

Përndryshe, truri i studentëve mund të mbingarkohet në një rrëmujë intelektuale.

Studimi i fundit i Sweller ofron një pasqyrë të re: truri i njeriut mund të ketë nevojë për pushime të rregullta kur mëson në mënyrë që ta ndihmojë atë të rifreskojë aftësinë e memories.

Shkurtimisht, kërkimi i tij sugjeron se truri i njeriut ka një aftësi mjaft të kufizuar për kujtesën e punës.

“Kapaciteti ynë i memories është me të vërtetë i limituar”, tha Sweller këtë javë në një intervistë nga Australia, ku ai është një profesor në Universitetin e Sidneit.

“Ne nuk mund ta mbajmë informacionin për më shumë se rreth 20 sekonda pa e përsëritur atë disa herë në qetësi”, shtoi ai.

Thjesht provoni të mbani mend një numër të ri telefoni ndërsa bëni ndonjë detyrë tjetër, për ta kuptuar sesi ne nuk mund të mbajmë mend informacione të pafundme në të njëjtën kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme