Google ADS

Hazard dhe Asensio ‘shërojnë’ Realin pas barazimit me Sociedadin

21:22 | 21 Shtator 2020
A Z

Nuk ka pushim për Real Madridin.

Pas barazimit 0-0 me Real Sociedadin në ndeshjen e parë në La Liga, Zinedine Zidane nuk i ka dhënë pushim lojtarëve – të cilët janë detyruar të zbresin në ‘Valdebabes’ për të nisur përgatitjet për sfidën e radhës, atë kundër Real Betis.

Barazimi nuk ishte i pritur dhe menjëherë në ndeshjen e parë, Zinedine Zidane ka marrë kritika për inkuadrimin në lojë të dy futbollistëve të akademisë e jo lojtarëve si Marcelo, Jovic dhe Mayoral, pasi edhe ishte në ndjekje të rezultatit.

Sido që të jetë, ai barazim është i harruar dhe lajmi fantastik është rikthimi i Eden Hazard dhe Marco Asensios.

Ata një pjesë të stërvitjeve i janë bashkuar grupit, sinjale se së shpejti, do të jenë në fushë për ta ndihmuar ekipin e Zidane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme