Zafir Berishës, zv.ministrit të Brendshëm të Kosovës, që të hënën është emëruar edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, i është hakuar llogaria e tij në Facebook.
“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N’dor t’kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.
Emërimi i tij si koordinator për Siguri Shtetërore kishte nxitur debat në rrjetet sociale.
Berisha pos koordinatorit për Siguri Kibernetike është emëruar edhe koordinator për menaxhimin e emergjencave.
Përpos Berishës, Agron Bacaj është caktuar koordinator kundër krimit të organizuar; koordinator Nacional për parandalimin e krimit dhe koordinator për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve. Po ashtu, Milan Radojević është autorizuar t’i ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit kundër narkotikëve; koordinatorit nacional për siguri në bashkësi, dhe koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz. Yildiray Bajram ndërkohë është autorizuar për Menaxhim të Integruar të Kufirit; për Riintegrim, dhe Riatdhesim të Personave dhe si dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...