Kryetari i OAK, Arian Zeka, ka treguar se Korporata Zhvillimore Financiare (DFC) do të mbështes iniciativat e sektorit privat në Kosovë.
Zeka në Info Magazine mes tjerash tregon se bizneset duhet të aplikojnë për të marrë fonde nga DFC, njofton Klan Kosova
“Mënyra se si funksionon DFC është se ata mbështesin iniciativat e sektorit privat që do të thotë se tashmë paratë janë në dispozicion por me gjithë atë u takon akterëve të sektorit privat të aplikojnë në platforma që tashmë janë në dispozicion dhe të përfitojnë nga ato mjete investive”.
“Do të jetë financim me kushte të përshtatshme dhe natyrisht me periudha më të gjata të kthimit përtej atyre që ofrohen në tregun financiar në Serbi, Kosovë dhe rajonet e Ballkanit Perëndimor, tashmë u takon të dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë të përcaktojnë modalitetet e zbatimit të atyre projekteve që janë përmendur në marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar në Washintgon”, deklaroi Zeka
“Bizneset e vogla duhet të kenë plane të mirëfillta me të cilat duhet të aplikojnë ose të paraqiten pranë DFC-së, besoj se për shumën më të vogla që nuk kalojnë mbi 5 milionë euro, megjithatë aplikimi do duhej të bëhej tek fondet e tjera investive të cilat do të mbështeteshin direkt nga Korporata Finaciare Zhvillimore pra po flasim kryesisht për shuma më të mëdha të mbështetjes financiare”.
Zeka mes tjerash tregoi se DFC ka disa fusha specifike që ofron mbështetje.
“Fushat të cilat do i mbështesë DFC janë kryesisht ato të cilat ka nevojë jashtëzakonisht të madhe në Kosovë si fushat e energjisë, fushat e kujdesit shëndetësore, ndërtimi infrastrukturkturës kyqe, teknologjia”.
Zeka mes tjerash tregoi se sa i përketë mbështetjes në teknologji nga DFC Kosova është në pozitë unike.
“DFC ka treguar se tashmë ofron mbështjetje në shtrirjen e rrjetit 5g. Nëse kombinohet në këtë gjë kjo pikë e marrëveshjes e financimit që ofrohet nga DFC ne jemi një pozitë unike pasi Kosova ende si shtet as operatorët tanë privat nuk kanë nisur investimet në këtë teknologji të gjeneratës së 5 të internetit gjë që i bie që jemi në një pozitë unike”.
Edhe gratë që kanë biznese do të marrin mbështetje nga DFC.
“Brenda DFC-së është edhe financimi për bizneset e vogla dhe bizneset e grave ose grave ndërmarrëse – kategori kjo që nëse e kthejmë në rastin e Kosovës është një kategori që nuk gëzon as çasjen e merituar në financa përshkak të problemeve të ndryshme përfshirë edhe ato pronësore por edhe mungesën nga ana e shtetit gjë që sërish do të jetë DFC-ja ajo e cila do të mbushë këto boshllëqe”, deklaroi Zeka
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...