Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka ngritur padi kundër redaktorëve të gazetës greke, “Dimokratia”, për shkak të titullit të faqes së parë të gazetës të premten.
Lajmi kryesor në faqen e parë të gazetës “Demokratia” mbante një ofendim ndaj Erdoganit në gjuhën turke, ku shkruhej “Siktir git Mr. Erdogan”, ndërsa te fotoja e presidentit turk ishte edhe mbishkrimi “F*ck you”.
Të premten, ambasadori grek në Turqi u thirr për të dhënë shpjegime mbi këtë çështje, siç u njoftua nga ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Cavusoglu.
Ministria e Jashtme greke e kishte dënuar botimin me një deklaratë, duke nënvizuar si vijon: “Liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë plotësisht të garantuara në Greqi. Ky fakt nuk e mohon detyrimin për të abstenuar nga fyerjet ndaj ndonjë personi, aq më tepër ndaj udhëheqësve të huaj. Përdorimi i shprehjeve fyese është i dëmshëm për kulturën politike të vendit tonë dhe i dënueshëm”.
Konflikti turko-grek vijon prej kohësh për kufirin detar në Mesdheun lindor, ndërsa as ndërhyrja e NATO-s për t’i ulur palët dhe tentativat nga SHBA-ja dhe Gjermania nuk kanë mundur që t’i ulin tensionet ndërmjet dy vendeve.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...