Google ADS

Kryediplomatja flet me homologun nga Kuvajt, për dërgimin e trupave të FSK-së në misione jashtë vendit

16:42 | 21 Shtator 2020
A Z

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar bisedë sot me homologun nga Kuvajt, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.

Haradinaj-Stublla nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook tregon se biseduan për një marrëveshje bilaterale që do të mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Postimi i plotë i saj:

Në margjina të sesionit të 75-të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i cili sivjet për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur në mënyrë virtuale, bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.

Biseduam për temat e interesit të përbashkët duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshje bilaterale që do mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqëruajtëse jashtë vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme