Komuna e Obiliqit subvencionon nënat vetushqyese dhe gratë në biznes

16:36 | 21 Shtator 2020
A Z

Në kuadër të thirrjes publike të komunës së Obiliqit për subvencionim “Nënat vetushqyese dhe gratë në biznes“, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me përfitueset e kësaj grant-skeme sot nënshkruan marrëveshjen për implementimin e projekteve dhe ndarjen e mjeteve financiare.

Siç njofton kumtesa, nga kjo grant-skemë, përfituese janë 38 gra me biznese nga sfera të ndryshme; floktari, bletari, rrobaqepësi si dhe biznese të vogla dhe fillestare, duke përfshirë të gjitha komunitetet e komunës së Obiliqit, ndërsa shuma e financimit është e ndarë në dy lote: Loti 1 (startUp biznese të reja) nga 1,000.00€ deri në 1,500.00€ dhe Loti 2 (bizneset ekzituese mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2,000.00€) nga 1,000.00€ deri 2,500.00€.

Me këtë rast, Kryetari Gashi, ka uruar përfitueset e kësaj grant-skeme, njëkohësisht ka theksuar se: “Jam shumë i lumtur që Komuna e Obiliqit po implementon një grant-skeme të tillë në përkrahjen e nënave vetushqyese dhe grave në biznese, ku vlera e këtij granti është 50,000.00€, në kuadër të subvencioneve të komunës së Obiliqit dhe është realizuar në bashkëpunim me AZHR-Qendër, meqë rast falënderoj drejtoreshën e AZHR-së, znj.Mrika Gashi, për koordinimin dhe gatishmërinë e saj dhe ekipeve të AZHR-së, në implementimin e tërësishem sipas rregulloreve të përcaktuara në memorandumin e përbashkët.“

Po ashtu, Kryetari Gashi, është shprehur se: “Përkrahja institucionale në fuqizimin e gruas në biznese dhe vendimarrje do të vazhdojë dhe se fokusi kyç i qeverisjes time mbetet mbështetja e secilës kategori të shoqërisë në ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike.“

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme