Më shumë se 240 emigrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar me koronavirusin e ri, tha të hënën Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi.
Rezultatet dolën pas testimit të rreth 7.000 personave.
Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 emigrantë të largohen prej aty, derisa autoritetet ndërtuan me shpejtësi një kamp të ri të përkohshëm. Gjashtë të rinj afganë përballen me akuza për zjarrvënie.
U desh më shumë se një javë që shumica e azilkërkuesve të ri-strehohen në kampin e ri.
Që nga marsi, kufizimet e lëvizjes në kampin Moria ishin edhe më të rrepta për shkak të pandemisë së koronavirus.
Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi, të hënën i tha parlamentit se ata që janë përgjegjës për zjarrin “do të vuajnë dënimin e tyre në Greqi dhe më pas do të dëbohen”.
Disa azilkërkues tani janë ankuar se në kampin e ri nuk kanë kushte themelore për banim.
Mitarachi tha se një kamp i ri “modern dhe i sigurt ” do të ndërtohet në Lesbos – edhe pse zyrtarët lokalë e kundërshtojnë me forcë këtë veprim, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të shumicës së azilkërkuesve.
Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe emigrantë të tjerë.
Në territorin grek aktualisht janë rreth 30.000 emigrantë./REL/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek