Për shkak të koronavirusit (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.157 vdekje, në Brazil 363, ndërsa në Meksikë 235.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se me 1.157 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 87.909.
Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 86.961 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka rritur në 5.487.580.
Në Indinë, popullsia e së cilës tejkalon 1,3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 4.396.399.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.
Brazil
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 16.389 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.544.629 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 136.895 me 363 vdekje të reja.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.851.227.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë përsa i përket numrit të rasteve.
Meksikë
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 235 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 73.493. Ndërkaq, me 3.542 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 697.663.
Deri më tani, në vend janë shëruar 499.302 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban