Për kë do të votonte Orban në zgjedhjet amerikane

12:09 | 21 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë ditës së sotme ka shprehur hapur përkrahjen për ri-zgjedhjen e Presidentit Donald Trump në krye të shtetit amerikan.

Ai deklaroi se demokratët rivalë të Trump imponuan “imperializmin moral” në botë, transmeton portal arbresh.info

“Ne mbështesim fitoren e Trump sepse e dimë shumë mirë që diplomacia e autoriteteve demokratike Amerikane është e ndërtuar mbi imperializmin moral. Ne u detyruam ta provojmë më parë, nuk na pëlqente dhe nuk e duam më”, shkroi Orban në një tekst të autorial në të përditshmen pro-qeveritare Magyar Nemzet.

Reuters deklaron se Orban do të përballet me provën e sundimit të tij një dekadë në zgjedhjet parlamentare në fillim të vitit 2022.

Orban vlerësoi se votimi do të jetë vendimtar, pasi elita liberale ndërkombëtare është e gatshme të shkatërrojë konservatorët e krishterë në Europë.

“Ata po përgatiten për betejën vendimtare të vitit 2022, të mbështetur nga media e huaj, burokracia e Brukselit dhe organizatat joqeveritare të maskuara si një shoqëri civile. Është koha që ne të përgatitemi”, shkroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme