Google ADS

Përfundon rindërtimi i banesave individuale të shkatërruara në Durrës

11:40 | 21 Shtator 2020
Arbresh.info

Në vazhdim pritet të rindërtohen edhe banesat e shkatërruara nga tërmeti i nëntorit. Sipas bashkisë, shtëpitë u ndërtuan dhe do të ndërtohen me kushte më të mira se të mëparshmet dhe me standarde sigurie.

Janë 58 shtëpi që janë rindërtuar pasi u dëmtuan rëndë nga tërmeti i shtatorit, ndërkohë që pritet të nisë puna për rindërtimin e 904 banesave individuale të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i nëntorit.

Procesi i rindërtimit vijon në bashkinë e Durrësit, ku 10610 familje kanë përfituar nga grandi i rikonstruksionit DS1-DS2-DS3 dhe shumë prej tyre janë në përfundim të riparimeve të banesave të tyre.

Ndërkohë janë 36 pallate të miratuar deri tani, të cilat është vendosur se do të rindërtohen në të njëjtin vend./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme