Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin nacional Urë Vajgurore-Lushnje,në fshatin Poshnje.
Një fugon mallrash, që udhëtonte në drejtim të Beratit, ka përplasur 2 pensionistë me biçikletë dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në krahun e kundërt të lëvizjes.
Pensionistët e plagosur rëndë janë banor të fshatrave përreth,që çdo ditë tregtojnë qumësht në qytet,ndërkohë që edhe drejtuesi i furgonit me targa AA 374 NT,është plagosur lehtë pas përmbysjes së mjetit në rrugë. plagosurit Sotir Avrami,68-vjeç dhe Spiro Veshi,63-vjeç, janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të DPV Berat,që po kqyrin vensin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht mendohet se,drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe gjatë frenimit në këtë zonë të populluar,ka humbur kontrollin dhe është përmbysur,duke goditur edhe dy shtetasit që udhëtonin me biçikleta Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,është ndaluar drejtuesi i mjetit,i cili do të japë edhe dëshminë e tij në lidhje me shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet