Autoambulanca e Spitalit të Sarandës është përplasur orët e para të mëngjesit të së hënës me një mjet tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04.00 te mëngjesit në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja Nr.2 në Sarandë.
Autoambulanca po shkonte te merrte një pacient kur është përplasur me një automjet tip “BMW X5”, vozitës ishte personi me inicialet K.K 24-vjeç.
Si pasojë është plagosur A.R, infermiere 58-vjeçare.
58- vjeçarja ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Pas përplasjes, mjeti me targa angleze ka përfunduar brenda lokalit të E.K ndërsa drejtuesi ka mbetur i lënduar.
Dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...