Qeveria ia cakton rrogën koordinatorit Skënder Hysenit dhe ekipit të tij

09:07 | 21 Shtator 2020
M. A.

Paga e koordinatorit nacional dhe stafit të tij është përcaktuar sot në mbledhjen e qeverisë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për Zyrën e Koordinatorit Shtetëror për dialog me Serbinë.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ka thënë se paga e koordinatorit është e njëjtë sa e zëvendëskryeministrit.

Ai ka thënë se ky propozim është rregullim i pagës për koordinatorin dhe zyrën e tij.

“Qëllimi i këtij propozimi është rregullimi i çështjes së pagës për koordinatorin nacional dhe zyrën e tij”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme