Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 339 sanksione, mes të cilëve ngasje pa patent shoferë 17 persona, tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 140 shkelje, automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 14,33 motoçikleta të sanksionuara dhe një automjet i konfiskuar.
Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme 63 sanksione janë shqiptuar për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 50 automjete janë larguar me karrotrec (gjithsej 113), ndërsa janë shqiptuar edhe 47 sanksione për mosmbajtje të maskës.
“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat e trafikut që ta rrisin sigurinë në trafik”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...