Google ADS

Bie numri ditor i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

18:36 | 20 Shtator 2020
A Z

Italia ka regjistruar 15 viktima të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, të lëshuar të dielën.

Si rrjedhojë, numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me virusin korona në vend ka përshkuar shifrën e 35,707 personave, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, prej 83,428 testeve të realizuara, për një ditë, për diagnostikimin e sëmundjes Covid-19, 1,587 prej tyre i kanë pasur rezultatet pozitive.

Në anën tjetër, numri i personave të pranuar në njësitet intenzive të spitaleve italiane ka shkuar në 222.

Rajonet me më së shumti raste janë kështu si vijojnë: Lombardia (211), Veneto (173), Kampania (171), Lazio (165) dhe Tuskani (147).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme