Google ADS

Guardiola ia hap derën mundësisë së rinovimit: Do të doja qëndroja edhe më gjatë këtu

17:18 | 20 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka thënë se është i hapur për rinovimin e kontratës, por duhet të dëshmojë që meriton të qëndrojë.

Tekniku spanjoll është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës, derisa ende nuk dihet nëse do t’i rinovohet kontrata, transmeton portali arbresh.info.

Edicionin e kaluar ishte zhgënjim për “Qytetarët”, ngase humbën të dy trofetë, Premierë Ligë-n dhe Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka pranuar se dëshiron të rinovojë kontratën, por duhet ta meritojë.

“Do të doja të qëndroja më gjatë këtu. Është vendi që e dua, por duhet ta meritojë”.

“Klubi ka standarde të larta në dekadën e fundit dhe unë duhet t’i përmbush në mënyrë që ta meritojë”.

“Unë do shikoj nëse e meritojë këtë sezon duke parë nëse klubi do shkojë përpara dhe të përmirësohet”, deklaroi ai.

Guardiola ishte i lidhur me rikthimin të Barcelona, ose të bëhet trajneri i Juventus-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme