Google ADS

Insigne: Osimhen ma rikujton Cavani-n, na impresionojë të gjithëve

16:58 | 20 Shtator 2020
Arbresh Info

Kapiteni i Napoli-t, Lorenzo Insigne ka thënë se sulmuesi Victor Osimhen i kujton ish bashkëlojtarin Edinson Cavani-n.

Insigne shënoi golin e fitores ndaj Parma-s, derisa Osimhen i impresionojë të gjithë me paraqitjen e parë, transmeton portali arbresh.info.

Isigne gjithashtu ishte impresionuar njësoi si e gjithë skuadra, derisa ka thënë se nigeriani i rikujton Cavani-n.

“Ai nuk me impresionojë vetëm mua, por të gjithë grupin. Kur sulmon është i pandalshëm”.

“Me kujton Cavani-n, në mënyrën si sulmon, aq thellë. Ai do na ndihmojë shumë sepse do sjellë diçka ndryshe të unë dhe Mertens dhe shpejtësia e tij mund të jetë e rëndësishme”.

“I thamë që të qëndrojë qetë, është i ri. Ka potencial dhe duhet të rritet, por do t’i ndihmojmë”, deklaroi ai.

Napoli momentalisht renditët në pozitën e parë në tabelë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme