Thaçi nga Turqia paralajmëron fuqizim të partneritetit

13:46 | 20 Shtator 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur strategjik.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai e ka quajtur frytdhënëse bisedën me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan, shkruan Arbresh.info.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interest reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale. Shtetet tona gëzojnë raporte miqësore dhe do ta fuqizojnë më tej partneritetin strategjik”, ka shkruar ai në Twitter.

Thaçi del nga “izolimi” udhëton jashtë shtetit prej kur Specialja propozoi aktakuzë ndaj tij

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme