Kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) për postin e presidentit po shihet si e padrejtë dhe e panevojshme nga partneri i saj qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK). Megjithëkëtë në partinë e Isa Mustafës thonë koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe stabil.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se mospajtimet brenda koalicionit mund të jenë edhe të natyrshme. Teksa shton se takimet mes krerëve të partive në koalicion janë të rregullta dhe diskutojnë për çështje të ndryshme të koalicionit.
“Për presidentin, marrëveshjen të cilën e kemi nënshkruar dhe deri sot nuk është diskutuar. Është e vërtet që zyrtarë të AAK-së, duke përfshirë edhe vet kryetarin Haradinaj kanë shpreh interesin e tyre për atë pozitë. Nuk është diskutuar deri më tani, por me afrimin e kohës kur është edhe mandati i përcaktuar, sepse tani është, e shohim të padrejtë dhe të panevojshme tani kur kemi një president në detyrë. Megjithatë, kur të vjen koha e përshtatshme dhe zgjedhjet për president, atëherë duhet të ulemi dhe të shohim si janë mundësitë dhe kush duhet të jetë ajo figurë”, thotë Abrashi.
Derisa javë më parë Abrashi kishte thënë se presidenti i takon LDK-së, ai tashmë deklaron se nuk e kanë e trajtuar ende këtë çështje se kujt i takon pozita e presidentit.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që pjesë e ‘lojës’ për president të bëhet edhe PDK-ja.
“Nuk e kemi trajtuar fare si temë besoj që pas Vitit të Ri, atëherë edhe kur fillojnë afatet të rrjedhin atëherë duhet të ulemi dhe të diskutojmë… Takime ka, krerët janë takuar edhe javën e kaluar, temat kryesore përpos çështjeve të koalicionit dhe qeverisjes është diskutuar shumë edhe për dialogun”, thekson ai.
Ministri i Infrastrukturës, Abrashi ka thënë se pavarësisht mospajtimeve, koalicioni është i qëndrueshëm me AAK-në.
“Koalicioni është i qëndrueshëm, tash ka edhe kritika, ka këshilla për secilën çështje. Të cilat duhet të merren si të natyrshme, e mira është që krerët ose ata që e mbikëqyrin koalicionin si kryetari Mustafa dhe Haradinaj takohen në baza të rregullta dhe diskutojnë edhe për çështjet të ndryshme edhe për koalicion. Mendoj s është stabil dhe nuk e shoh ndonjë problem në këtë aspekt”, theksoi Abrashi.
Sfiduese për Qeverinë e Kosovës mbetet edhe plani për rimëkëmbje ekonomike që nuk po arrin të kalon në Kuvend.
Abrashi thotë se projektligji për rimëkëmbje ekonomike është përtej interesave politike. Ai ka treguar se shefat e Grupeve parlamentare janë takuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje që prek mirëqenien e secilit qytetarë dhe për biznese.
“Reagimet nuk kanë qenë të mira nga asnjë palë, ka pasur kritika edhe nga Odat ekonomike të vendit, të cilat e dinë peshën e kësaj pakoje të rimëkëmbjes. Edhe një herë I bëjmë ftesë që të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës gjatë ditëve në vijim. Besoj që do t’ kemi numrat për këtë pako, sepse është një projekt që prek mirëqenien e secilit qytetarë, mbi të gjitha një projekt që jep një shpresë më të madhe për secilin biznes në Kosovë. Prandaj, shkon përtej vijave partiake e politike…A jeni duke negociuar me partitë opozitare që të arrihet ky ligj? Edi që dje janë takuar shefat e Grupeve parlamentare, por nuk kam më shumë detaje rreth kësaj”, thekson Abrashi.
Për planin e rimëkëmbjes ekonomike që parasheh edhe tërheqjen 10 përqind të kursimeve në Trust ka pasur dy tentime në Kuvend, megjithatë nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për votim.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...