Shkolla filore “Mustafë Venhari” në Vushtrri do të vazhdojë mësimin në distancë, sepse disa nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur kryetari, Xhafer Tahiri ku thotë se të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, nxënës, prindër e mësimdhënës!
Ditën e mërkurë, në një shkollë në qytet për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit. Kemi reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me IKSHPK janë testuar nxënësit e dy klasave dhe i gjithë stafi i shkollës. Fatkeqsisht disa raste, nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme.
Ishim dhe jemi të vetëdijshëm se jemi në kushte pandemie dhe mund të ndodhin të papritura, por kthimi i fëmijëve në shkollë nuk kishte dhe nuk ka alternativë përkundër sfidave.
Bazuar në Protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C që do të thotë mësim në distance dhe online.
Me qëllim të ruajtjes së shëdetit të fëmijëve dhe gjithë qytetarëve, nga nesër, ditë e hënë, nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari” mësimin do ta vazhdojnë në distancë.
Task Forca Komunale, Shtabi Emergjent dhe MSH, MASHT e IKSHPK do të përcjellin situatën dhe në kohë do të marrin vendim për rikthim në shkollë varësisht nga situata epidemiologjike.
Si TASK Forcë komunale kemi vizituar shkollat vazhdimisht. Jo vetëm me qëlllim të monitorimit por edhe për mbështetje të shkollave.
Më datën 14 shtator, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pas çertifikimit të shkollave nga inspektorati i arsimit, ka filluar mësimi për klasat parafillore, nivelin fillor, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta. Bazuar në këtë, komuna jonë për fillimin e vitit shkollor 2020/2021, u përcaktua që mësimi të fillojë sipas skenarit “A” që do të thotë të gjithë nxënësit që duhet fillonin mësimin më 14 shtator çdo ditë të vijojnë mësimin në shkollë.
Për ti mbajtur fëmijët në shkollë na duhet bashkëpunimi i prindërve, të përcillen me kujdes fëmijët e prindërit, nëse kanë çfardo shenje të lajmërojnë mësuesen e shkollën dhe të qëndrojnë në shtëpi që të ruajmë fëmijët tjerë.
Bashkë do të ja dalim!/Arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare