Numri i rasteve me koronavirus është rritur në 1.103.399 ndërsa bilanci i viktimave në 19.418.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.103.399 ndërsa bilanci i viktimave në 19.418.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 6.148 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.103.399 ndërsa me 79 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 19.418.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 909.357 me 2.895 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0.5 për qind dhe tek 22.7 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 860 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 276.493 ndërsa me 13 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.057.
Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 364 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 42.8 milionë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik./AA/
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...