ASH: Thirrjet antishqiptare të “komitëve” edhe njëherë dëshmuan mentalitetin e tyre primitiv

09:48 | 20 Shtator 2020
Arbresh.info

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar ndaj thirrjeve antishqiptare të grupit “komitët”

“Komitët janë shembulli më i keq i tifo grupeve që edhe kur humb ose kur fiton ekipi i tyre, mllefin ose gëzimin e shprehin tek dëshira për “shqiptarin e vdekur”.

Janë këta tifoz komit frikacak që burrërinë e tyre mundohen ta tregojnë tek ai shqiptari i pafajshëm, që shikon punën e vetë. Por ky vandalizëm me brohoritje antishqiptare dhe ksenofobike jo që nxjerr në pah edukatën e tyre familjare, por vë në sprovë institucionet dhe organet shtetërore që duhet ta mbrojnë rendin dhe qetësinë, që për 30 vite me radhë përpos një komunikate se po hulumtohet rasti për gjetjen e personave qe prishin rendin publik dhe rrezikojnë tensione ndëretnike, ata kurrë nuk e ndëshkuan një “tifoz komit” që e dëshiron shqiptarin e vdekur.

Është koha që tifozët komit ta kuptojnë se bëjnë gabim me brohoritjet e tyre anti shqiptare dhe ta kuptojnë se eventet sportive kanë për qëllim që të krijojnë afërsi dhe tolerancë duke i bashkuar popujt por edhe njerëzit. Përderisa nuk do ta kuptojnë këtë do të ngelin tifozë primitiv”, thuhet në reagimin e ASH-së./teelgrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme