Autori i vrasjes së djeshme në Durrës, është arrestuar nga policia. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Arbër Kota 26 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Idajet Dulla, 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Dyshohet se sherri ka nisur për një parakalim dhe bllokim rruge, pasi viktima Idajet Dulla po lëvizte me një makinë të vogël, ndërsa autori i dyshuar Arbër Kote po lëvizte me një furgon. Pas kësaj, autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti i tij dhe e ka goditur me thikë 33 vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./tch/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën