Google ADS

“Përçarjet” për përfaqësim në dialog nuk e përjashtojnë Hotin nga tavolina

08:32 | 20 Shtator 2020
Arbresh.info

“Përçarjet” e palës kosovare për përfaqësim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk e përjashtojnë kryeministrin, Avdullah Hoti, nga tavolina e negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se liderët mund të formojnë një grup jo formal, dhe këtë grup mund të udhëheqë vetëm kryeministri Hoti, shkruan arbresh.info.

Sipas analistit, Fitim Salihu, dialogu nuk varët nga emrat konkret, por nga përmbajtja e tij.

“Esenca e dialogut nuk është te emrat konkret, por tek përmbajtja e tij dhe sukseset diplomatike që Kosova i arrin nga ai dialog”, vlerëson Salihu.

E,  Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim që monitoron dialogun, thotë se që nga fillimi ekipi i delegacionit të Kosovës  është ballafaquar me probleme të natyrës mospajtuese.

Sipas tij, në këtë fazë të dialogut, Kosovës i duhet një pajtim i gjithë spektrit politik, pozitë e opozitë.

“Sfidë e kësaj qeverie që nga fillimi ka qenë pajtimi rreth përfaqësimit nga vetë partnerët e koalicionit. Besoj që është shumë e rëndësishme që të gjitha partitë politike (pozitë/opozitë) të bëhen unike kur vjen në diskutim çështja e dialogut Kosovë-Serbi”, vlerëson Meta.

Liderët e partive që qeverisin me vendin janë takuar disa herë pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me pakënaqësitë në përfaqësim të bëra tashmë edhe publikisht, nga dy partitë më të vogla, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme