Google ADS

Vrau të riun me thikë në zemër, autori është djali i ish-drejtorit të burgut që liroi Lul Berishën

00:40 | 20 Shtator 2020
Trina Galanxhi

I dyshuari për krimin e ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Plepave në Durrës, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Idajet Dulla, është i riu Arbër Kota.

I dyshuari i shpallur në kërkim nga policia, mësohet se është djali i ish-drejtorit të burgut Durrës, Astrit Kota.

Babai i të dyshuarit, u arrestua në vitin 2016, nën akuzën e lirimit të parakohshëm të Lul Berishës.

Astrit Kota u akuzua se duke shpërdoruar detyrën, favorizoi lirimin e ish-kreut të bandë së Durrësit, 2 vite e 7 muaj para afatit për lirim.

I dyshuari për krimin në Plepa, Arbër Koto, punonte si shofer i një furgoni me të cilin transportonte punonjësit e një fasonerie, ku nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë konfliktuar për rrugën ku viktima kalonte me makinën e tij.

Në gjaknxehtësi e sipër Kota goditi me thikë në zemër Dullën, duke i shkaktuar vdekjen.

34-vjeçari u gjet i larë në gjak nga e shoqja, me të cilën ka dy fëmijë të mitër, por pavarësisht dërgimit në spital, u deklarua i vdekur./javanews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme