Thirrnin “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” në mes të Shkupit, por ikën kur u afruan shqiptarët

23:49 | 19 Shtator 2020
Arbresh.info

Tifogrupi “Komitët” e Vardarit vazhdojnë thirrjet raciste ndaj shqiptarëve pasi institucionet e Maqedonisë nuk i ndalin.

Thirrën “shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë” edhe javës së kaluar e Qeveria kërkoi hetime nga Prokuroria. Asgjë nuk ndodhi.

Sot në lagjen “Gjorçe Petrov” tifogrupi i njëjtë vazhdoi me thirrje morti për shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni. Por, sot u përballën me shqiptarë që kalonin aty për një festë familjare.

Krushqit shqiptarë u ndalën për të kërkuar llogari nga tifogrupi. Por, ata ikën.

Video e gazetarit shqiptar është bërë virale në rrjetet sociale./Telegrafi/

https://www.facebook.com/immortal.o/posts/10157693247862215

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme