Goditi me thikë në zemër të riun, vrasësi në Durrës është djali i ish-drejtorit të burgut që u arrestua për Lul Berishën

23:31 | 19 Shtator 2020
Arbresh.info

Autori i vrasjes me thikë pasditen e sotme në Durrës është ende në kërkim nga policia e qytetit bregdetar. Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Idajet Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës.

Abc News mëson se Arbër Kote është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu. Por një vit më pas, në 2017 ai u lirua nga qelia për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.

Asokohe prokuroria deklaronte se nga hetimet rezultoi se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i këtij institucioni kishin llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të Lulëzim Berishës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme