Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me koronavirus, pas rasteve të shumta të zbuluara, sidomos në fillim të pandemisë, ndërsa edhe të tjera personalitete zbuluan se mund të ketë një valë të dytë të Covid-19.
Ndoshta nuk duhet të presim ndonjë mrekulli për të ulur rrezikun që paraqet Covid, por “ilaçi” është zbuluar nga një doktor dhe profesor i njohur amerikan.
Një mjek i Universitetit të Bostonit thotë se një sasi e mjaftueshme e vitaminës D mund të ulë rrezikun e infektimit nga koronavirusi me 54%, raportuan mediat e huaja.
“Njerëzit kanë qenë në kërkim të ilaçit magjik ose duke pritur vaksinën dhe duke mos kërkuar diçka kaq të thjeshtë”, tha Dr. Michael Holick, profesor i mjekësisë, fiziologjisë dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit.
Holick dhe kolegët e tij studiuan mostrat e gjakut nga Quest Diagnostics të më shumë se 190 000 amerikanëve nga të 50 shtetet dhe zbuluan se ata që kishin nivele të mangëta të vitaminës D kishin 54% pozitivitet më të lartë të COVID krahasuar me ata me nivele të përshtatshme të vitaminës D në gjak./balkanweb/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...