Google ADS

Bjellorusi, qindra të arrestuar gjatë një manifestimi kundër Lukashenkos

22:09 | 19 Shtator 2020
Arbresh.info

Forcat bjelloruse të policisë arrestuan sot qindra persona gjatë një manifestimi të grave në Minsk kundër presidentit, Alexandre Lukashenkos.

“Rreth 2 000 gra morë pjesë në këtë manifestim duke mbajtur flamurin e bardhë dhe të kuq të opozitës. Policia e bllokoi këtë manifestim dhe arrestoi qindra manifestues”, sipas një gazetari.

Ky manifestim ishte i fundit pas një sërë mobilizimesh të grave në Bjellorusi, për të kërkuar largimin e Lukashenkos, në pushtet që prej 26 vitesh, pas rizgjedhjes së tij të kontestuar muajin e kaluar.

Para manifestimit, drejtuesja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaïa, që është strehuar në Lituani, përshëndeti gratë kurajoze të Bjellorusisë.

“Ato manifestojnë pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme dhe presionit”, nënvizoi ajo në një komunikatë.

Mes grave të arrestuara ndodhej dhe Nina Baguinskaïa, 73 vjeçe, një prej militanteve më të njohura të lëvizje së protestave kundër, Alexandre Lukashenkos./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme