Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se në negociata me Serbinë, Kosovën e ka përfaqësuar një kryeministër që nuk e din dallimin në mes të liqenit natyral dhe artificial.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie ka thënë se Hoti duke mos e ditur dallimin e liqeneve ka barazuar liqenin e Ujmanit me të Shkodrës, si rezultat i të cilës thotë se është nënshkruar një marrëveshje e dëmshme për Kosovën.
Derisa ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të mund të implementohet.
“Ujmani përpara se të jetë ujë është tokë, është tok e mbushur me ujë dhe në këtë kuptim nuk mund të krahasohet me liqenet natyrore. Ohri është liqen tektonik, Shkodra është liqen natyror, ndërkaq Ujmani është liqen Artificial. Por në seancën e mbajtur pardje Hoti e shpalosi që nuk e kupton dallimin. Në fjalimin e tij ai i barazoj liqenin e Ujmanit me të Shkodrës. Pra në negociata me Serbinë e kemi pasur një person që nuk e kupton dallimin midis liqenit të Ujmanit dhe të Shkodrës, prandaj kemi ardhur me një marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Por që nuk do të mund të impementohet. Ajo marrëveshje, ai zotim i një anshëm zhvlerëson nënshkruesin por kurrsesi nuk do të lejojmë që këtë t’ia bëjë Kosovës”, ka thënë Kurti.
Në këtë konferencë u bë e ditur që Aleanca Progresive ka pranuar LVV-në si anëtare të sajë.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...