Edhe dy fëmijë janë pozitivë për Covid-19 në çerdhen qendror të Strumicës, informon “Telma”. Këta janë fëmijë nga i njëjti grup që janë në izolim pas rastit të parë të konfirmuar dy ditë më parë.
Tani për tani, nuk mund të konfirmohet se kjo është një lidhje me rastin e parë të Covid-19 në grup, sepse njëri nga fëmijët që janë regjistruar sot si pozitivë nuk e ka takuar fare fëmijën e parë pozitiv, ndërsa tjetri ka qenë në kontakt vetëm një ditë. Nuk përjashtohet mundësia e transmetimit të virusit nga njerëzit e tjerë te familjeve që mund të jenë bartës të virusit por nuk kanë asnjë simptomë.
Rasti i parë në çerdhen e Strumicës u regjistrua dy ditë më parë, ndërsa fëmija ishte në çerdhe vetëm tre ditë nga hapja më 9 shtator, deri në fundjavë. Fëmija mori virusin nga një anëtar i familjes.
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit