Kryeministri Edi Rama nga Gjermania ku ndodhet në një vizitë, i pyetur për deklaratat e Presidentit Ilir Meta ditën e premte që ishin një kërcënim për shumicën socialiste, tha se kjo nuk është aspak surprizë.
Edi Rama ironizoi kur tha se Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Hënës. Megjithatë, vijoi më tej kryeministri, parlamenti është legjitim dhe në krye të detyrës për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për listat dhe koalicionet.
“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë, në çfarë formë që të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e Hënës në momentin që flet.
Parlamenti vijon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vijojë që të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin gjedhor ndryshimet që ndodhën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një absurde që nuk e ka asnjë vend, në një që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore” tha Rama./abcnews.al/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...