Në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth aksionit të mbrëmshëm në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, ku u shkatërrua një grup kriminal , dyshohej se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Sipas kryeprokurorit Maloku gjatë këtij aksioni janë arrestuar 35 persona të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandist e pronarë të kazinove, raporton arbresh.info.
“Gjatë aksionit të mbrëmshëm me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandist e pronarë të kazinove. Ndaj tyre Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afatit ligjor do të kërkoj masat për sigurimin e të pandehurve në procedurën penale”, u shpreh Maloku.
Ai, po ashtu bëri të ditur se në këtë aksion janë sekuestruar edhe gjëra materiale që janë përdorur nga të dyshuarit gjatë aktiviteteve të tyre kriminale.
Kryeprokurori i Gjilanit paralajmëroj edhe operacione të tjera gjatë ditëve në vazhdim.
“Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinot që kanë funksionuar në atë zonë dhe janë sekuestruar gjësende material që dyshohet të jenë përdorur në aktivitetet e tyre kriminale. Operacioni do të vazhdoj edhe më tutje”, bëri të ditu Maloku.
Ndryshe, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë (18 shtator), ka zhvilluar një operacion të madh në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretenddemt për veprimtari të paligjshme në atë pjesë të fshatit, shkruan arbresh.info.
E, për këto dyshime, pas prangave janë vënë 35 persona, prej të cilëve 12 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.
Bëjmë të ditur se, aksionin e Policisë e kanë përcjellë nga afër edhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Veliu ishte thirrur dje në interpelancë në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Gjatë fjalës së tij, ai kishte treguar se si në kohën sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti, kishte kërkuar që të kryenin një operacion për mbylljen e kazinove në atë pjesë, por siç thotë, Kurti nuk i kishte dhënë leje./arbresh.info/
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë