Kurti: Bishti i krimit është në Karaçevë, koka është në Prishtinë

14:27 | 19 Shtator 2020
A Z

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për medie i ka përgëzuar policët që kanë marrë pjesë në aksionin e mbrëmshëm në Karacevë.

Kurti thotë se, në Karaqevë qëndron vetëm bishti i gjarprit ndërsa koka e krimit qëndron në Prishtinë, raporton arbresh.info

“Përgëzoj policët që morën pjesë dje në Karaqevë. Fillimi nuk është përfundim nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh i organizuar atëherë e kane kapur veç se për bishti dhe koka e këtij krimi është diku tjetër mbase në Prishtinë. Unë kam kërkuar asi kohe aksion të përgatitur mirë dhe jo vetëm avantura, pra ky ish ministri im vinte me fjalë goje pa asnjë letër, sipas meje nuk ishte aksion por vetëm avantuar, natyrisht që nuk mund ta aprovoja pasi që nuk kisha asnjë hollësi.”, thotë ai.

Sipas tij, Kriminelet e mëdhenj  janë fatkeqësisht në Prishtinë.

Pas dy herrave që mu kërkua të jap leje u detyrova ti them Veliut që si behet që aksionet policore po dëshiroka  ti inicoj janë vetëm në zonë që ka vetëm serb kur dihet që numri më i madh i krimineleve të paqes për metër katrorë është në Prishtinë. Kriminelet e mëdhenj  janë fatkeqësisht në Prishtinë”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme