Google ADS

Osmani: Shpreh keqardhjen për memorandumin bullgar, kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtare

12:41 | 19 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme duke komentuar Memorandumin e Bullgarisë drejt BE-së tha se do të mbrojë fuqishëm interesat kombëtar dhe shtetërorë.

“Besoni, kemi strategji, e dimë çfarë bëjmë. Kemi linjat e kuqe në mbrojtje të interesave kombëtarë dhe shtetërorë dhe fuqishëm qëndroj në mbrojtje të këtyre intersave”, pohoi mes tjerash Osmani.

Osmani tha se ndjen keqardhje pasi Bullgaria siç tha ai ka devijuar nga marrëveshja për Fqinjësi të Mirë.

“Më duhet të shpreh keqardhjen për memorandumin bullgar, pasi devijon nga Marrëveshja për Fqinjësisë të Mirë, ku thuhet se se Bullgaria do të mbështesë vendin drejt integrimit në BE”, theksoi mes tjerash Osmani./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme