Shenja që tregon se fëmija juaj është me grip dhe jo i infektuar me Covid-19

11:54 | 19 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Sipas një eksperti të lartë të shëndetësor në Britani të Madhe, shenja e vetme që tregon se fëmija është me grip dhe jo i prekur nga infeksioni i koronavirusit është rrjedhja e hundëve.

Profesori Tim Spector nga King’s College London u shpjegoi prindërve se si të dallojnë simptomat e virusit sezonal dhe infeksioni korona.

Ai thotë, ndër të tjera, se “hunda e lëngshme, teshtitja dhe hunda e zënë” tregojnë se fëmija nuk është prekur nga koronavirusi, pork a vetëm një grip sezonal, transmeton portal arbresh.info

Profesor Spektor, i cili gjithashtu nisi aplikacionin Studimi i Simptomës Coronavirus, qëndron pas kërkimit në simptomat më të zakonshme të koronavirusit tek fëmijët shkollorë. Sipas rezultateve të tij, simptomat më të zakonshme janë lodhja (në 55% e të anketuarve të tij), dhimbje koke (55%) dhe ethe (49%). Tek të rriturit, frekuenca e simptomave është si më poshtë: Lodhje (87 përqind), dhimbje koke (72 përqind), humbje e nuhatjes (60 përqind).

Profesori ka theksuar se të infektuarit me koronavirus nuk kanë shfaqur shenja të rrjedhjes së hundëve, prandaj kjo vlerësohet se kjo simptomë tregon se fëmija është prekur vetëm nga një grip sezonal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme