Google ADS

Hoti flet pas aksionit në Karaçevë: Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë

11:21 | 19 Shtator 2020
A Z

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas operacionit të djeshëm të policisë në Karaçevë.

Ai tha se ky operacion, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat.

Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme